Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot në hapësirat e Komunës, kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, ndau 40 kontrata pune

Sot në hapësirat e Komunës, kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, ndau 40 kontrata pune gjegjësisht 20 kontrata për vetëpunësim nëpërmjet Grantit me vlerë 180000 den, dhe 20 kontrata për punësim të subvencionuar.

Këto masa janë të parapara në kuadër të Programit për zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, për fillimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribojnë në uljen e papunësisë në komunë.

Këto masa kanë për qëllim krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla të mesme dhe sipërmarrjes.

Vlen të përmendet se këtë praktikë ne si Komunë e praktikojmë për të katërtin vit më radhë dhe në territorin e Komunës së Kërçovës me shumë sukses zhvillojnë veprimtarinë e tyre mbi 60 biznese pikërisht të subvencionuara nga Buxheti I Komunës së Kërçovës.

Duke parë rezultatin dhe efektin e këtyre masave që praktikojme ne si komunë, këtë praktikë të subvencionimit do ta vazhdojmë edhe në vitet në vijim me të vetmin qëllim që të stimulojmë profesionistët dhe afaristët e rinjë të krijojnë bizneset e tyre.

Ju dëshirojmë suksese në punë.

Back to top