Happening pashkor në Kërçovë
Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, dhe në organizim të Institut Klub, me kënaqësi të madhe i ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e Happeningut Pashkor, një ngjarje e mbushur me atmosferë festive, shoqërim, gëzim dhe argëtim për të gjitha gjeneratat.
Ky organizim i bukur pashkor është dedikuar për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, me qëllim që së bashku t’i shënojmë ditët festive në frymën e traditës, bashkimit dhe energjisë pozitive.
Vendi: Shtëpia e Kulturës – te hyrja e pasme e Klub Institut
Termini: E shtunë dhe e diel, 11 dhe 12 prill
Koha: nga ora 14:00 deri në ora 21:00
Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë një atmosferë të këndshme festive, muzikë të mirë, shoqërim dhe përmbajtje që do të kontribuojnë për humor të mirë dhe momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
I ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kërçovës të vijnë së bashku me familjet dhe miqtë e tyre dhe të bëhen pjesë e këtij shoqërimi pashkor.
Ju mirëpresim!