Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Vizita e dekanes së fakultetit teknologjik-teknik në Komunën e Kërçovës

Sot, në Komunën e Kërçovës u realizua një takim i rëndësishëm ndërmjet kryetarit të komunës, dr. Aleksandar Jovanovski, dhe dekanes së Fakultetit Teknologjik-Teknik nga Velesi, dr. Vezirka Jankullovska.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe institucioneve të arsimit të lartë, si dhe për zhvillimin e iniciativave, projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë. Me këtë rast, u theksua edhe rëndësia e faktit se ky fakultet ka studime të disperzuara në Kërçovë, gjë që përfaqëson një mundësi shtesë për zhvillim arsimor dhe forcim akademik në nivel lokal.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi, i cili paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të lidhjeve më të fuqishme ndërmjet vetëqeverisjes lokale dhe komunitetit akademik.

Back to top