Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komuna e Kërçovës dhe Komuna e Pustecit konfirmuan zyrtarisht binjakëzimin dhe thelluan bashkëpunimin e ndërsjellë

Me nder dhe kënaqësi të veçantë, informojmë opinionin publik se gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Komunës së Kërçovës në Komunën e Pustecit, Republika e Shqipërisë, u konfirmua dhe u avancua zyrtarisht binjakëzimi ndërmjet dy komunave, si një shprehje e fuqishme e miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.

Delegacioni i Komunës së Kërçovës, i udhëhequr nga kryetari i komunës, dr. Aleksandar Jovanovski, dhe i përbërë nga deputeti z. Gjorgjija Sajkoski, zëvendësministri i Administratës Publike z. Laze Jaqimoski, z. Aleksandar Mickoski dhe z. Dejan Pandileski, I pranishëm ishin edhe përfaqësues të shoqatës „ZOSHTO“, kryetari Pandi Jani dhe sekretari Spiro Malevski, të cilët realizuan një vizitë zyrtare dhe përmbajtësore në Komunën e Pustecit, ku nikoqir ishte kryetari i komunës, z. Pali Kolefski.

Ky takim i rëndësishëm përfaqëson edhe një dëshmi se marrëdhëniet miqësore ndërmjet komunave mund të zhvillohen në partneritete të qëndrueshme, të orientuara drejt shkëmbimit të përvojave, mbështetjes institucionale reciproke dhe realizimit të iniciativave të përbashkëta në më shumë fusha me rëndësi lokale.

Në kuadër të vizitës, delegacioni pati mundësinë të vizitojë disa institucione, objekte dhe pika të rëndësishme kulturore dhe historike në Komunën e Pustecit, ndër të cilat:

Shkolla fillore “Trajan Kolevski”
Kisha “Shën Kryeengjëlli Mihail”
Busti i Goce Dellçevit
Muzeu i shkrimtarit të shquar Sterjo Spase

Përmes kësaj vizite u përcoll një mesazh i fuqishëm për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore, si dhe për krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e arsimit, kulturës, zhvillimit lokal, turizmit dhe lidhjes ndërmjet qytetarëve të të dy komunave.

Binjakëzimi ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe Komunës së Pustecit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe miqësisë, të bazuara në historinë e përbashkët, respektin reciprok dhe gatishmërinë e sinqertë për përparim të përbashkët.

Back to top