Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U mbajt tribunë e rëndësishme kushtuar bujqve dhe zhvillimit të zonave rurale

Sonte në Kërçovë u mbajt një tribunë e rëndësishme kushtuar bujqësisë, zhvillimit rural dhe nevojave të fermerëve, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh, fermerësh dhe përfaqësues institucionesh.

Si mikpritës i këtij aktiviteti të rëndësishëm, kryetari i Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave z. Cvetan Tripunovski, deputetin Gjorgjija Sajkoski, zëvendësministrin e Administratës Publike z. Laze Jaqimoski, drejtori i NP “Pyjet Nacionale”Prof. dr. Zdravko Trajanov si dhe mysafirë të tjerë dhe përfaqësues të jetës publike, përcollën një mesazh të fuqishëm për unitet, mbështetje dhe komunikim të drejtpërdrejtë me fermerët.

Në qendër të tribunës ishte fushata “Zëri që dëgjojmë, më e mira maqedonase”, mesazhi kryesor i së cilës është se politikat e suksesshme, të qëndrueshme dhe reale mund të ndërtohen vetëm përmes dialogut të hapur dhe dëgjimit të kujdesshëm të nevojave të qytetarëve.

Fermerët janë themeli i ekonomisë sonë lokale.
Ata janë ruajtës të traditës, krijues të palodhur dhe shtytës të rëndësishëm të zhvillimit.
Pikërisht për këtë, mbështetja institucionale, prania në terren dhe krijimi i përbashkët i zgjidhjeve mbeten thelbësore për përparimin e tyre.

Komuna e Kërçovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve, avancimin e komuniteteve rurale dhe krijimin e kushteve për zhvillim lokal më të qëndrueshëm.

Falënderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, besimin dhe diskutimin konstruktiv.

Back to top