Kërçova – qyteti I kulturës 2026!
Kërçova ka pasur gjithmonë shpirt: këngë, valle, traditë, art dhe njerëz që krijojnë.
Sot, ky shpirt mori një vlerësim zyrtar – Kërçova është përzgjedhur “Qyteti i Kulturës” për vitin 2026! Një vlerësim që dëshmon traditën tonë kulturore, potencialin dhe vizionin për të ardhmen.
Këtë moment të rëndësishëm e shënuam në mënyrë solemne, në prani të Kryetarit të Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, si dhe të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, z. Zoran Ljutkov, Sekretares Shtetërore, znj. Marija Stançevska-Gjorgova, deputetit në Kuvend, z. Gjorgjija Sajkoski, zëvendësministrit të Administratës Publike, z. Llaze Jakimoski, si dhe drejtuesve të institucioneve kyçe kulturore: drejtoreshës së “Muzeut të LNOÇ-it”, znj. Vanja Veljanoska dhe drejtorit të NUQK “Koço Racin”, z. Mazlam Osmani. Në aktivitet morën pjesë gjithashtu artistë, punonjës të kulturës, gazetarë dhe miq të shumtë të Kërçovës.
Në kuadër të vizitës, ministri Ljutkov realizoi një vizitë dhe këqyrje të përmbajtjeve muzeore në “Muzeun e Maqedonisë Perëndimore në LNOÇ”, ku u njoh nga afër me ekspozitat dhe planet e zhvillimit. Më pas, ai vizitoi edhe NUQK “Koço Racin”, ku bëri inspektim të kapaciteteve dhe zhvilloi takime e biseda të ngrohta me të punësuarit në të dy institucionet.
Viti 2026 do të jetë vit i ngjarjeve të reja, festivaleve, ekspozitave dhe programeve kulturore.
Kërçova do të jetë qendër e kulturës – për qytetarët, për të rinjtë, për të ardhmen!
Ta bëjmë vitin 2026 një vit për të cilin do të krenoheni!