Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike për paraqitjen e anëtarëve të trupit participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës

Nr. Ark. 10-1518/1
Data: 27.03.2026
Kërçovë

Në bazë të nenit 46, paragrafi 3 të Ligjit për planifikim urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 32/20, 111/23, 73/24, 224/24, 40/25, 101/25 dhe 127/25), Kryetari i Komunës së Kërçovës, më 27.03.2026 shpall:

THIRRJE PUBLIKE
për paraqitjen e anëtarëve të trupit participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës

Për sigurimin e inkluzivitetit, participimit dhe publikut në procesin e planifikimit urbanistik, Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall Thirrje publike për paraqitjen e anëtarëve të trupit participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës.

Thirrja publike do të zgjasë 30 ditë nga data e publikimit.

Thirrja publike do të publikohet në faqen e internetit të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk dhe në tabelën e shpalljeve në Komunën e Kërçovës. Paraqitja nga personat e interesuar për pjesëmarrje në Trupin participativ (formulari është bashkëngjitur në thirrje) dorëzohet në afatin e përcaktuar më lart në arkivin e Komunës së Kërçovës dhe duhet të përmbajë të dhëna kontakti (emër dhe mbiemër, adresë dhe telefon), si dhe arsyetim të shkurtër për mënyrën se si personi i interesuar konsideron se do të kontribuojë në punën e Trupit participativ.

Personat, paraqitjet e të cilëve do të pranohen, do të emërohen si anëtarë të Trupit participativ dhe për këtë do të njoftohen me shkrim.

Trupi participativ i përfaqëson të gjitha interesat e ndryshme dhe grupet e interesit në bashkësinë lokale dhe i përcjell qëndrimet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personave juridik, i ndjek gjendjet në planifikim përmes dhënies së iniciativave, udhëzimeve dhe sugjerimeve për përgatitjen e zgjidhjeve planore dhe, në procedurën e hartimit dhe miratimit të planeve, i shqyrton programet planore dhe zgjidhjet planore të planeve urbanistike në versionin e tyre të punës.

Trupi participativ ka rol konsultativ, ndërsa pjesëmarrja e personave anëtarë në trupin participativ është në bazë vullnetare.

Back to top