Njoftim – ujë për pije
JPK “Komunalec” – Kërçovë i njofton qytetarët se, në bazë të rezultateve të analizave laboratorike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik – Manastir, uji në Kërçovë është plotësisht i rregullt për pije.
Analizat konfirmojnë se uji është i rregullt mikrobiologjikisht dhe kimikisht. Uji nga rrjeti ujësjellës mund të përdoret lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për pije dhe përgatitjen e ushqimit.