Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim / thirrje drejtuar të gjitha bashkësive urbane dhe lokale

Komuna e Kërçovës i fton të gjitha bashkësitë lokale dhe urbane, si dhe kryetarët dhe përfaqësuesit e tyre, të dorëzojnë informacione për defektet në ndriçimin publik në zonën e tyre.

Ju lutemi që gjatë paraqitjes të theksoni:

  • lokacionin e saktë të defektit
  • për çfarë lloji defekti bëhet fjalë
  • prej kur ka ndodhur defekti
  • sa kohë i njëjti nuk është sanuar / trajtuar

Këto informacione janë të nevojshme me qëllim që Komuna e Kërçovës të kryejë me kohë inspektimin, evidentimin dhe të ndërmarrë aktivitetet përkatëse për sanimin e defekteve dhe përmirësimin e ndriçimit publik në territorin e komunës.

Paraqitjet duhet të dorëzohen me shkrim në Komunën e Kërçovës.
Person kontaktues në Komunën e Kërçovës: Tino Aleksov

Ju ftojmë për bashkëpunim me kohë, me qëllim zgjidhjen më të shpejtë dhe më efikase të problemeve në interes të të gjithë qytetarëve.
Komuna e Kërçovës

Back to top