Njoftim për publikun
Sot, rreth orës 10:15, në lokalitetin “Pod Krushino”, ekipet e Inspektoratit të Komunës së Kërçovës, në koordinim me NKKR pranë MPB – NJPB Kërçovë, kanë kryer mbylljen e një kantieri ndërtimi për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore në kundërshtim me lejen e ndërtimit të lëshuar.
Parregullsitë janë konstatuar te personi F.S. (34) nga Kërçova, ndaj të cilit do të ndërmerren masa përkatëse dhe sanksione ligjore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Komuna e Kërçovës do të vazhdojë me mbikëqyrje të shtuar inspektuese, me qëllim respektimin e ligjeve dhe mbrojtjen e interesit publik.