Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për publikun

Komuna e Kërçovës, përmes shërbimeve kompetente, punon pa ndërprerje (24/7) në rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit, me qëllim parandalimin dhe shmangien e përmbytjeve të reja, pas reshjeve të dendura të fundit.

Aktivitetet përfshijnë:

  • pastrimin e depozitimeve, baltës dhe mbeturinave
  • forcimin dhe formësimin e shtratit të lumit
  • përmirësimin e rrjedhës së ujit

I njoftojmë qytetarët se ata që kanë mundësi mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë me pastrimin, pasi nga e hëna do të fillojë puna në terren e komisionit për vlerësimin e dëmeve.

Komuna e Kërçovës do të vazhdojë me angazhim të shtuar dhe do ta ndjekë në mënyrë të vazhdueshme gjendjen në terren.

Back to top