Kryetari i Komunës, Dr. Aleksandar Jovanovski, sot realizoi një inspektim në aktivitetet për asfaltimin e rrugës „Marshal Tito“, ku punimet ndërtimore ndodhen në fazën përfundimtare
Pritet që asfaltimi të përfundojë plotësisht deri në fund të ditës, me ç’rast kjo rrugë e rëndësishme do të ketë kushte më të mira për lëvizje të sigurt dhe të papenguar të qytetarëve.
Komuna e Kërçovës vazhdon të punojë me përkushtim në avancimin e infrastrukturës rrugore dhe në krijimin e kushteve më cilësore për jetesë për të gjithë qytetarët.