Sot Kryetari i Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, realizoi takim me Shoqatën e Maqedonasve nga Shqipëria në Maqedoni – “Zošto”
Gjatë takimit u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi, me të cilin vendosen themelet për aktivitete dhe iniciativa të përbashkëta të orientuara drejt avancimit të shkëmbimit kulturor, mbështetjes arsimore dhe forcimit të traditës së identitetit gjuhësor, kulturor dhe kombëtar maqedonas.