Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë dhe me kryetarin e Komunës së Kocaelit (Republika e Turqisë)

Sot, Kryetari i Komunës së Kërçovës zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, si dhe me Kryetarin e Komunës së Kocaelit (Republika e Turqisë), z. Tahir Büyakın. Në takim ishte i pranishëm edhe z. Ajhan Sulkoski – Kryetar i Këshillit të Komunës së Kërçovës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe pune, ku u shkëmbyen qëndrime lidhur me avancimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe afërsimin e marrëdhënieve ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe Komunës së Kocaelit, si dhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me Republikën e Turqisë.

Në fokus ishin mundësitë për thellimin e komunikimit institucional, shkëmbimin e përvojave dhe inicimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë, të cilat do të kontribuojnë në përfitime konkrete për komunitetin lokal.

Pas përfundimit të takimit, Kryetari i Komunës, së bashku me mysafirët e lartë, mori pjesë në iftar, si një gjest simbolik respekti dhe miqësie, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të traditave.

Komuna e Kërçovës mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të partneriteteve dhe zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në interes të qytetarëve.

Back to top