Shpallje publike e Listës kontrolluese të PMMJAS – Rikonstruim dhe adaptim i rr. Rudniçka
Njoftim për disponueshmërinë e dokumentit
Lista e kontrollit për Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PUMMS) për projektin
“Rikonstruimi dhe adaptimi i rrugës lokale “Rudniçka” në Komunën e Kërçovës” brenda Projektit për lidhjen e rrugëve lokale
Në kuadër të “Projektit për lidhjen e rrugëve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut” i cili realizohet nga Njësia për implementimin e projektit pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve me mbështetje financiare nga Banka Botërore, dhe me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale, Komuna e Kërçovës aplikoi me projekt për “Rikonstruimin dhe adaptimin e rrugës lokale “Rudniçka” në Komunën e Kërçovës”.
Në përputhje me Kornizën për Mjedisin dhe Aspektet Sociale të përgatitur mbi bazën e kërkesave të Bankës Botërore për Projektin, u përgatit dokumenti “Lista e kontrollit për Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social” në të cilin analizohen ndikimet mbi mjedisin dhe aspektet sociale që do të dalin nga aktivitetet e planifikuara të Projektit.
Dokumenti “Lista e kontrollit për Planin memenaxhimin memjedisin jetësor dhe aspektetsociale” është vendosur në shqyrtim publik më 18.06.2024 në faqet zyrtare të internetit të:
- Komuna e Kërçovës: https://kercova.gov.mk
- Njësia për Implementimin e Projektit: www.wbprojects-mtc.mk ose
- MTL: http://mtc.gov.mk/
Komentet tuaja mund t’i dorëzoni brenda 14 ditëve nga vendosja e dokumentit në faqen e internetit.