Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për përdorimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve që veprojnë ekskluzivisht në fushën e përmirësimit të kushteve të jetesës së personave socialisht të margjinalizuar, personave me nevoja të veçanta
KOMUNA E KËRÇOVËS
Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione (“Gazeta zyrtare e RM” nr.52/2010, 135/11 dhe 55/16) dhe Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2024, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Kërçovës, Komuna e Kërçovës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave për përdorimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve që veprojnë ekskluzivisht në fushën e përmirësimit të kushteve të jetesës së personave socialisht të margjinalizuar, personave me nevoja të veçanta.
Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, sipas Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal, mjetet e destinuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të përcaktuara në këtë thirrje.
1. Lloji i projekteve që do të mbështeten:
Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës do të përdoren për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për projekte që ndikojnë në forcimin e kapacitetit të shoqatave dhe OJQ-ve që veprojnë ekskluzivisht në fushën e përmirësimit të kushteve të jetesës së personave socialisht të margjinalizuar, personave me nevoja të veçanta etj. Me këtë thirrje do të mbështeten ekskluzivisht shoqatat dhe fondacionet që janë të regjistruara si të tilla dhe kanë DORËZUAR raportin për realizimin e aktiviteteve programore, nëse kanë qenë përfitues të mjeteve nga buxheti komunal për vitin fiskal të kaluar. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me programe dhe përmbajtje të menduara mirë.
2. Mjetet e planifikuara:
Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në përputhje me këtë thirrje, do të përdoren mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024 në shumën prej 300,000.00 denarë.
3. Dorëzimi i raportit:
Shoqatat dhe fondacionet të cilave do t’u ndahen mjete sipas Programit, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë raport për përdorimin e mjeteve në Sektorin e Financave të Komunës së Kërçovës dhe në Kabinetin e Kryetarit.
4. Kriteret themelore organizative:
Kriteret themelore organizative që duhet të plotësojnë shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
- Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për Shoqata dhe Fondacione
- Të merren me aktivitete dhe projekte të interesit publik
5. Dokumentacioni i nevojshëm që shoqata/fondacioni duhet të dorëzojë së bashku me Aplikimin për mbështetje financiare:
Shoqatat dhe fondacionet që marrin pjesë në konkurs duhet të dorëzojnë:
- Aplikim për mbështetje financiare
- Propozimprojekt
- Aktvendimi për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
- Raport për realizimin e aktiviteteve programore, nëse kanë qenë përfitues të mjeteve nga buxheti komunal për vitin fiskal të kaluar.
6. Afati dhe mënyra e dorëzimit të aplikimeve:
Afati për dorëzimin e aplikimeve është më së voni deri më dt. 06.09.2024.
Aplikimi me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet me postë në adresën:
Komuna e Kërçovës, rr. Boris Kidriç nr.2, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës, nga ora 09:00 deri në ora 15:00, me shënimin – Për mbështetjen e shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2024.
Emrat e shoqatave dhe fondacioneve që kanë marrë mjete për projektet e tyre do të publikohen në faqen e internetit të Komunës së Kërçovës.
Aplikimet për mbështetje financiare për shoqata dhe fondacione dhe Ekzemplari për propozimprojekt mund të merren nga Arkivi i Komunës së Kërçovës dhe/ose nga faqja e internetit e Komunës së Kërçovës: www.kercova.gov.mk