Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, të destinuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve
KOMUNA E KËRÇOVËS
Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëminë e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2024 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 13/2023), Komuna e Kërçovës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, të destinuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve
Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit nr. 08-3349/20 të dt. 28.12.2023, mjetet e destinuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe përparësive të dhëna në këtë thirrje.
1. Lloji i projekteve që do të mbështeten
Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:
Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake; mbështetje për shkollat sportive, projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve.
2. Mjetet e parapara
Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, në shumë të përgjithshme prej 3.500.000,00 den.
I. Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:
- Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në territorin e Komunës së Kërҫovës;
- Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në territorin e Komunës së Kërҫovës;
- Përkrahja për shkollat e sportit;
- Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës;
3. Dorëzimi i raportit
Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për financa dhe Buxhet në Komunën e Kërçovës, dhe Komisioni për Sport.
4. Kriteret themelore organizative
Kriteret themelore organizative, të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
- Kapaciteti i organizatës
- Relevanca e aksionit të ndërmarrë
- Efektet në mjedis
- Qëndrueshmëria e projektit
- Pjesmarrja vetanake në kofinancim (me kohë, pajisije, burime njerëzore)
- Konsistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
- Ndarja e sakt e rolit të partnerëve
- Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.
5. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve
Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:
- Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
- Buxhet aplikimin;
- Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
- Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2023);
Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për projekt ose manifestim.
Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.
6. Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes
Afati për dorëzimin e paraqitjeve është deri më dt. 01.07.2024
Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën: Komuna e Kërçovës, rr.“Boris Kidriç” nr.2, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri në ora 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2024.
Shoqatat sportive dhe ekipet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet nëpërmjet njoftimeve që do të ju dorëzohen në adresat e të njejtave. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formulari për Propozim projektin, do të mund të merren në internet faqen e Komunës së Kërçovës: kercova.gov.mk