Shpallje interne
Në bazë të nenit 30 paragrafi 1 alinea 2,paragrafi 3 dhe 5,neni 48 dhe neni 49 nga Ligji për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/214, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 dhe 11/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV nr.275/19, 14/20), dhe Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrën për parashtrimin e paraqitjes për avancim, mënyrën për realizimin e selektimit administrativ , varësisht nga kategoria e vendit të punës për të cilën është publikuar shpallja interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/15 dhe nr.35/18),si dhe Rregullorja për sistematizim të vendeve të punës në Komunën e Kërçovës Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:
SHPALLJE INTERNE
Numër 01/2021 Për plotësimin e vendeve të punës me avancim
1..Udhëheqës njësie për menaxhimin me resurset njerëzore –
me shifër UPR 01 01 V04 000- 1 përmbarues
Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
Shkencat Juridike
b) mepërvojë pune edhe atë:
të paktën katër vite përvojë pune nga te cilët së paku një vit në vendin e punës në sektorin publik, së paku gjashtë vite përvojë pune në lëmi nga të cilët së paku dy vite në vend pune udhëheqës në sektorin privat .
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
ç) kushte shtesë:
-Vërtetim për provimin e dhënë për menaxhim administrativ.
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është: 31.446,00 den
2.Bashkëpuntor i lartë për Udhëheqjen e procedurave për furnizimet publike UPR 01 01 V02 në Njësin për furnizime publike – 1 përmbarues
Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI B sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 180 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
Shkencat Juridike, shkencat ekonomike dhe administrate publike
b) mep ërvojë pune edhe atë:
të paktën dy vite përvojë punen ë lëmi
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është: 26.335,00 den
Kandidatët të cilët aplikojnë në shpalljen interne duhet ti plotësojnë kushtet e përgjithshme si në vijim:
-të jetë shtetas i RM – të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedone
-të jetë i moshës madhore
-të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe
– me aktvendim të plotëfuqishëm gjyqësor të mos ketë ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimin ose detyrës.
Në shpalljen interne mund të paraqitet nëpunës administrativ, i punësuar në Komunën e Kërçovës, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendit të punës të përshkruar në nivelin përkatës në këtë ligj dhe në aktin për sistematizim si dhe:
-të jetë i vlerësuar me notën ,,A,, ose ,,B,, gjatë vlerësimit të fundit
-të jetë në vendin e punës që është në pajtim me aktin për sistematizim drejt për drejt në nivelin më të ulët nga vendi i punës për të cilin është publikuar shpallja interne.
-të ketë kaluar së paku dy vite në vendin aktual të punës dhe
– të mos i jetë shqiptuar masë disiplinore në vitin e fundit para se të publikohet shpallja interne
*Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 5 (pesë) ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes interne.
*Aplikimi i plotësuar dhe dëshmi për të dhënat e përmbajtura në aplikacion, kandidatët duhet ti dorzojnë në fomë të letrës përmes arhivës të Komunës së Kërçovës, deri te Njësia për menaxhimin me resurset njerëzore.
Orari i punës : nga 08:00 deri 16:00
Ditë pune : E hënë – e Premte
Orari javorë i punës :40 orë
Aplikimi i mbushur jo në kohë, jo i plotë dhe jo i rregullt nuk do të jetë lëndë në shqyrtim.
Në fletparaqitje kandidatët janë të detyruar me përgjegjësi materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në kërkesë janë të sakta dhe dëshmit e dorëzuara besueshëm ndaj origjinalit. Kandidati i cili ka futur të dhëna të rrejshme diskualifikohet nga procedura e mëtejshme. Procedura do të kryhet nga komisioni i përzgjedhur për formimin e avancimit nga ana e Kryetari të Komunës së Kërçovës