Shpallje Publike për personat e papunë dhe punëdhënësit nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Në bazë të Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, planet e biznesit, duke filluar me fillimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunën” dhe për “punësim të subvencionuar” me qëllim Krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve dhe sipërmarrjes, Kryetari i Komunës së Kërçovës në bazë të nenit 50 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (,,Gaz. Zyrt. e RM,, nr. 05/02), dhe planit operativ me nr.09-2783/1 të datës 30.10.2024 ,e shpall këtë si vijon:
SHPALLJE PUBLIKE
Për personat e papunë dhe punëdhënësit nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla
- Thirren personat e papunë në territorin e Komunës së Kërçovës regjistruar në Qendrën e punësimit – Kërçovë dhe punëdhënësit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që duan të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre me hapjen e vendeve të reja të punës, për të aplikuar për pjesëmarrje në masat aktive për vetëpunësim. Punëdhënësit të cilët ofrojnë punë shtesë për personat e papunë dhe persona të papunësuar që punësimin e tyre duan ta realizojnë me mbështetjen financiare të dhënë nga Komuna e Kërçovës, në bazë të Planit të paracaktuar operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, duhet të paraqesin një kërkesë në arkivin e Komunës së Kërçovës.
- Masat e parashikuara për vetëpunësim përfshijnë:
- Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në reduktimin e papunësisë në komunë.
- Subvencionimi për një punë të re
3. Masa 1. Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunë
Kandidatët të cilët do të përmbushin kriteret e specifikuara në Planin Operativ dhe udhëzimet, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:
- të regjistrojnë subjekt juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë,
- të vetëpunësohen
- të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e një plani biznesi (shuma do të zbritet nga shuma totale e grantit të marrë)
- të përdorë një grant në shumën maksimale prej 240,000.00 denarë dhe lirim nga detyrimi për të paguar një taksë komunale (firmarinë) për një periudhë dyvjeçare.
- të sigurojë kushte për monitorim të pandërprerë të punës së subjektit juridik për kohëzgjatjen e kontratës.
Nëse përfituesit e përzgjedhur të një granti që nënshkruan një marrëveshje me komunën, nuk i respektojnë detyrimet e ndërmarra në Kontratën, do të zbatohen sanksionet e parashikuara në rast të vonesës:
– në rastin e ndërprerjes me kryerjen e veprimtarisë të personit juridik para kalimit të dy viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi i cili themeloi kompaninë është i obliguar që, brenda 12 muajve të kthejë:
– 80% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para përfundimit të vitit të parë të fillimit të biznesit
– 60% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë të fillimit të biznesit.
– Nëse pas skadimit të çdo tre (3) muaji rresht nga regjistrimi i biznesit gjatë dy (2) viteve nga regjistrimi i bizneseve nuk ka të realizuar transaksion financiar (dmth. të paguar pagë bruto) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës dërgon një letër për vërejtje për jo aktivitetin e firmës. Nëse pas skadimit të dy (2) muajve nga data e dorëzimit të vërejtjes, përdoruesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës do të fillojë procedurë për të rimarrë fondet e përdorura nga programi.
4. Të drejtat dhe detyrimet nga pika 3 do të jenë të rregulluara me Kontratën e lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kandidatëve të përzgjedhur.
5. Të drejtë konkurimi dhe prioritet kanë të gjitha ato të cilët nuk janë më të vjetër se 40 vjet.
5. Masa 2. Subvencionimi për një vend të re pune
Kompanitë që plotësojnë kriteret e dhëna në Planin operativ dhe udhëzimet, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:
- të përdorin subvencione të pagave (pagesën e kontributeve të pagës minimale, të sigurimit të detyrueshëm) për punësim shtesë të një apo më shumë personave për një periudhë prej 12 muajsh, me një detyrim që personi / personat të vazhdojë të punojë për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit
- të jenë të liruar nga detyrimi për të paguar taksën komunale (firmarinë) në periudhë prej dy vitesh
- Subjekti juridik që do të punësojë person shtesë dhe do të jetë përfitues i masës për subvencionim të vendit të punës, ka një detyrim për të mbajtur personin për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit apo në vendin e tij të punësojë një person tjetër të papunë. Përndryshe, punëdhënësi do të duhet të kthejë fondet e përdorura në tërësi, brenda 12 muajve.
Nëse punonjësi shtesë jep dorëheqjen në vendin e punës për kohëzgjatjen e subvencionit, pastaj subvencioni nga komuna ndalon, derisa nuk gjendet një zëvendësim për punëtorin ose përgjithmonë.
6. Të drejtat dhe detyrimet nga pika 5 do të rregullohen me Kontratë të lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kompanive të përzgjedhura
7. Kandidatët e interesuar nga pika 1 e kësaj Shpallje, mund të dorëzojnë aplikime në arkivin e Komunës së Kërçovës, çdo ditë pune nga ora 08.00 deri në ora 16.00, më së voni deri më dt. 29.11.2024
8. Kandidatët e interesuar për aplikim, fletëparaqitjet mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk
9. Informata shtesë në lidhje me masat për vetëpunësim të cilat i realizon Komuna e Kërçovës, mund të merren në faqen e internetit www.kercova.gov.mk ose në hapësirat e Komunës së Kërçovës.