Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbledhje konsultative për tu solidarizuar bashkë me popullin Turk në këto momente të vështira pas tërmetit

Sot, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari, në prezencë të Myftiut të Myftinisë së Kërçovës, z. Qamil Rushiti, përfaqësues të organizatave humanitare dhe përfaqësues të Komunitetit Turk në Kërçovë, mbahet mbledhje konsultative për tu solidarizuar bashkë me popullin Turk në këto momente të vështira pas tërmetit.

Në këtë takim dolëm me një iniciativë të përbashkët, për të mbledhur ndihma, mjete financiare dhe ato mjete të dorëzohen në institucionet e Turqisë.

Më poshtë keni të dhënat Bankare, për të dorëzuar donacionet tuaja. Ndihmën tuaj financiare mund ta dorëzoni edhe në Xhamitë e territorit të Myftinisë së Kërçovës.

Denarë: HALKBANK AD SKOPJE
270057486580213

Deviza: HALKBANK AD SKOPJE – NORTH MACEDONIA
IBAN: MK07270722000058177
SWIFT: EXPCMK22

Back to top