Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, për vizitë në komunën tonë patëm ambasadorin Japonez z.Ocuka Kazuya

Vizita ishte e paraparë në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit (GGP), të cilin e zbaton Ambasada Japoneze në vend.

Kjo është programë për assistencë socio-ekonomike për zhvillim lokal ndërmjet komuniteteve e cila promovon assistencë financiare për institucionet si, shkollat, spitalet dhe të gjithë organizata tjera jofitimpruese.

Ambasada Japoneze në komunën tonë konkretisht në shkollën fillore dr.Vlladimir Polezhinoski nëpërmjet programës GGP, ka bërë donacion projekt me vlerë 80.000 euro, ku është bërë komplet rinovimi i Dyerve, dritareve dhe toaleteve shkollore.

Kryetari i komunës Fatmir Dehari, e falenderoj ambasadorin për për assistencën dhe gatishmërinë për realizimin e këtij projekti dhe njëkohësisht ofroi bashkëpunim të mëtutjeshëm pënë realizimin e projekteve të natyrës së këtillë që do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe qytetit tonë.

Back to top