Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Shpallje publike për angazhimin e 2 (dy) trajnuesve për zbatimin e aktivitetit “Trajnim për 120 të rinj romë për forcimin e aftësitë të tyre për kërkim aktiv pune”

Komuna e Kërçovës shpall shpallje publike për angazhimin e 2 trajnuesve për realizimin e aktivitetit “Trajnim për 120 të rinj romë për të forcuar aftësitë e tyre për kërkim aktiv të punës (shkrim CV, përgatitja për intervistë, shkrimi i letrës motivuese etj.) në mënyrë që të jenë më shumë konkurrues në tregun e punës. Ky aktivitet zbatohet si pjesë e aksionit “Masat post COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen në arsim për fëmijë dhe të rritur” financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza II për ” Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimit të romëve në nivel lokal”.

Përshkrimi i shkurtër i veprimit

Ky aksion synon të përmirësojë cilësinë e njohurive të popullatës rome, kryesisht të rinj romë që duan të hyjnë në tregun e punës, duke forcuar kapacitetet e tyre për t’iu qasur me lehte dhe ne menyre konkurruese aplikimit dhe angazhimit në punë të caktuar.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të punësohen maksimumi 2 (dy) trajnues të cilët do të punojnë me këta persona dy herë nga një orë me grup prej max. 30 personash, me qëllim të trajnimit dhe përvetësimit të aftësive bazë që janë të nevojshme në procesin e kërkimit aktiv të punës.

KRITERET PER PERZGJEDHJE TE TRAJNUESIT

Kandidatët që plotësojnë kriteret e mëposhtme kanë të drejtë të aplikojnë si trajnues:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
  2. Të ketë të përfunduar arsimin e lartë
  3. Te kete eksperience pune per angazhimin e kerkuar
  4. Komunikim i shkëlqyer me shkrim dhe me gojë
  5. Njohja e situatës në arsim me komunitetin rom
  6. Njohja e gjuhës rome do të konsiderohet përparësi
  7. Përparësi do të kenë kandidatët që janë të papunë

KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KUSHTET E MËPOSHTME:

  1. Komunikim i shkëlqyer me shkrim dhe me gojë
  2. Motivim i fortë për të punuar me personat nga komunitetet e margjinalizuara
  3. Njohja e situatës me komunitetin rom
  4. Njohja e gjuhës rome do të konsiderohet përparësi
  5. Bashkëngjitja e një certifikate për trajnimin e tutorit do të konsiderohet si avantazh

DOKUMENTET E DUHURA PËR APLIKIMIN E TRAJNUESVE:

  1. Aplikim për trajnues (aplikacioni bashkëlidhet me thirrjen publike);
  2. Biografi e shkurtër (CV)
  3. Vërtetim i provimeve të kaluara për kandidatët-studentë
  4. Dokumentacioni tjetër që kandidati konsideron se do të jetë shtesë në aplikim (nëse ka letra referimi, nëse ka përvojë për punë të ngjashme në projekte të tjera, certifikata etj.)
  5. Kopje e Certifikatës së Shtetësisë
  6. Kopje e diplomës për arsimin e lartë të kryer
  7. Nqs personi është i papunë të dorëzohet vërtetim nga APRMV

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentacionin e plotë në keto mënyra:

  1. në arkivin e komunës në zarf të mbyllur me shënimin e mëposhtëm
  2. postë rekomandimi në adresën e mëposhtme: rr. Boris Kidrich nr. 2 në zarf të mbyllur me treguesin e mëposhtëm

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për trajnues është pesë ditë nga dita e publikimit të shpalljes në faqen e internetit të komunës, d.m.th jo më vonë se 22.07.2024 me shënimin: “APLIKACION PËR SHPALLJEN PUBLIKE PËR ANGAZHIMIN E 2 (dy) TRAJNUESVE PËR TRAJNIM TË 120 TË RINJ ROMË PËR FORCIMIN E AFTËSITË TË TYRE PËR KËRKIM AKTIV PUNE- PROGRAMI ROMACTED

Dokumentacioni i parakohshëm dhe i pakompletuar nuk do të merret në konsideratë dhe nuk do të konkurrojë me aplikacionet e tjera.

Të gjitha pyetjet dhe informatat shtesë mund t’i merrni në arkivin e Komunës së Kërçovës çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

Back to top