Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takimi me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, shefin e zyrës për çështje politike dhe ekonomike David Myers dhe analistin politik Adrian Ismaili

Të dashur qytetarë të Kërçovës,

Sot zhvillova një takim të frytshëm e shpresëdhënës me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Shefin e Zyrës për Çështje Politike dhe Ekonomike David Myers dhe analistin politik Adrian Ismaili.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për përkushtimin e Ambasadës amerikane për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal të Kërçovës dhe komunave tjera në RMV, ndërsa bashkë vlerësuam se përpjekjet tona të deritanishme duhet të shërbejnë si motivim akoma më i madh për të vazhduar me energji të reja në drejtimin e realizimit të projekteve që do të sjellin përmirësime të dukshme në jetën e qytetarëve tanë.

Në këtë takim, diskutuam për sfidat, pritshmëritë dhe rëndësinë e bashkëpunimit politiko-ekonomik midis komunës sonë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe me pushtetin qëndror. Këto bashkëpunime mbeten jetike për zhvillimin ekonomik të Kërçovës dhe për krijimin e mundësive për investime të reja dhe rritje ekonomike.

Gjithashtu, ndamë idetë tona lidhur me mundësitë për avancimin e harmonisë ndëretnike, përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Angazhimi dhe mbështetja e ambasadës amerikane na jep shpresë dhe besim se së bashku do të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të dobishme për të gjithë.

Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit tonë. Jemi të vendosur të vazhdojmë këtë rrugë dhe të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë për Kërçovën.

Ju falënderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të arritur objektivat tona.

Shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj zyrtarëve të Ambasadës amerikane për vizitën e tyre dhe bashkëpunimin në interes të qytetarëve.

Me respekt,
Fatmir Dehari
Kryetari i Komunës së Kërçovës

Back to top