Një takim me gjithë përfaqësuesit e “Bashkësive Lokale”
Si pasojë e krizës globale me Energjinë Elektrike, sot në hapësirat e Komunës së Kërçovës me ftesë të kryetarit ishën të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e fshatrave të “Bashkësive Lokale”
Në takim u bisedua për gjendjen aktuale për pjesët rurale të Komunës së Kërçovës, por që temë diskutimi e takimit ishte kriza me energjinë elektrike.
Me propozim të kryetarit u soll vendimi që për periudhën që pason kriza Energjetike, ne si Komunë të krijojmë restrikcione, konkretisht të reduktojmë orët e ndriçimit Publik.
Ky vendim u miratua me pëlqim të të gjithë të pranishmive në mbledhje dhe u vendos që ky restrikcion i energjisë elektrike të filloj të aplikohet sa më shpejt që është e mundur.
Kryetari shprehu mirënjohje për mirëkuptimin racional dhe falënderoj të pranishmit për bashkëpunimin e ndërsjellë.