Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Vënia në punë e termocentralit të ri fotovoltaik në termocentralin KXE Osllomej

KXE “Osllomej”, ish miniera e vjetër e thëngjillit po zëvendësohet me burime alternative energjetike gjegjësisht panele Diellore-Fotovoltaike!

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Dimitar Kovaceski, zv kryeministrin e parë Artan Grubi dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, lëshuam në përdorim zyrtar centralin e ri Fotovoltaik.

Njëherit ky projekt është edhe më i madhi në vend me kapacitet të prodhimit të energjisë së ripertrishme elektrike prej 10MW.

Realizimi i këtij projekti eshte hap i madh në këtë kohë të krizës energjetike dhe njëkohësisht paraqet tranzicion energjetik konform agjendës së Blertë, për përmirësimin e kushteve dhe ambientit jetësor.

Back to top