Vizita e ambasadorit të Japonisë z.Savada Hironori
Prita bashkë me Udhëheqësin e Sektorit për Arsim Emin Nasufi dhe Drejtorin e SHF “ Dr. Vlladimir Polezhinoski “, Goran Karafilloski Ambasadorin e Japonisë z.Savada Hironori i shoqëruar me zonjën e tij.
Ngrohtësi dhe kënaqësi të diskutosh për projekte zhvllimore dhe thellim të bashkpunimit të komunës sonë dhe Ambasadës japoneze.
E falënderova për mbështetjen e projektit me vlerë 100.000 euro për ndërrimin e dritareve në shkollë, si dhe për projektet tjera që do të aplikojmë në vijim!
Nder dhe respekt të bësh miq të mëdhenj në qytetin tonë!