Zgjate dorën dhe ndryshoje jetën tënde – bëhu kujdestar!
Kryetari Fatmir Dehari sot priti Aleksandra Mojsova dhe Zharko Trajkov përfaqësues të SOS Fshatit për fëmijë nga Shkupi.
Komuna e Kërçovës i bashkohet projektit të SOS Fshatit të fëmijëve dhe Ministrisë së punës dhe politikës sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Adresimi i mangësive sistemike – Mbështetje për reformat në sistemin e mirëqenies së fëmijëve” të mbështetur nga Ministria Gjermane e ekonomisë dhe zhvillimit.
Në kuadër të këtij projekti po zbatohet edhe fushata kombëtare “ZGJATE DORËN DHE NDRYSHOJE JETËN TËNDE – BËHU KUJDESTAR!”, me synim ndërgjegjësimin dhe ngritjen kolektive të njohurice për procesin e kujdestarisë, si dhe informimin për përfitimet e programit të kujdesit ndaj fëmijëve.
Ky projekt ka një rëndësi të madhe si në nivel lokal ashtu edhe në nivel shtetëror sepse përveç rritjes së ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj fëmijëve, rrit numrin e kujdestarëve potencialë dhe në të njëjtën kohë krijon një rrjet të disponueshëm të familjeve kujdestare. Në këtë mënyrë do të kontribuojmë që fëmijët në vendin tonë të vazhdojnë të jetojnë në një mjedis familjar, pranë origjinës së tyre, duke ofruar njëkohësisht kujdes dhe mbrojtje për fëmijët, duke ruajtur lidhjet me familjen dhe komunitetin.