Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komuna e Kërçovës e përfundoi me sukses ndarjen e Bursave për vitin akademik 2021 – 2022!

Edhe këtë vit për të pestin me radhë, Kryetari Fatmir Dehari nënshkroi 50 kontrata (BURSA), për studentët të cilët ishen të ranguar më së miri në bazë të kushteve të përcaktuara në konkurs të shpallur nga Komuna e Kërçovës.

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë studentët që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore apo private të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në universitetet brenda dhe jashtë vendit.

Bursat u ndanë për dy kategori studentësh:

Për studentë me sukses të lartë të studimeve, gjithësej 25 bursa dhe për studentë nga familjet me gjendje të rënduar ekonomike, poashtu 25 bursa. Vlera e bursës edhe për këtë vit akademik do të jetë 24.000 denarë, ku do t’u paguhen nga 3000 den. për gjatë 8 muajve.

Me këtë veprim modest, dëshmojmë se jemi në mbështetje të studentëve dhe në përkrahje të atyre që sjellin suksese gjatë studimeve.

Back to top