Komuna e Kërçovës përfundoi me sukses procesin e ndarjes së 50 Bursave për studentë
Komuna e Kërçovës përfundoi me sukses procesin e ndarjes së 50 Bursave për studentë edhe atë të ndara në dy kategori:
- 25 Bursa për studentë ekselentë ( të bazuara në suksesin e treguar)
- 25 Bursa për studentë të kategorisë sociale
Vlen të theksohet se nga gjithsej 97 aplikantë, 50 studentë fituan të drejtën e Bursimit dhe do të finacohen përgjatë 8 muajve studime, gjegjësisht gjatë vitit akademik 2022/23.
Kryetari i Komunës së Kërçovës ju dëshiron suksese të gjithë atyre që plotësuan kushtet dhe fituan të drejtën e Bursës dhe njëkohësisht inkurajon të gjithë studentët të kenë rezultate sa më të mira.