Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komuna e Kërçovës mban takim me përfaqësuesit e institucioneve arsimore lokale

U mbajt takimi i radhës me përfaqësuesit e institucioneve arsimore në nivel lokal.
Gjatë takimit, ata diskutuan çështje të rëndësishme si pajisja e kabineteve, inventari shkollor dhe intervenimet brenda dhe jashtë objekteve arsimore.

Përfaqësuesit paraqitën nevojat dhe propozimet e tyre për buxhetin e vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunë.

Komuna shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të adresuar këto kërkesa në buxhetin e ardhshëm.

Back to top