Komuna e Kërçovës është vlerësuar si institucioni shtetëror më transparent në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, duke arritur një transparencë aktive të plotë, 100%
Të dashur qytetarë,
Me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, dua të ndaj me ju një lajm të mirë. Sipas raportit të fundit të institucionit përkatës: Qendra për Komunikime Qytetare / Center for Civil Communications, Komuna e Kërçovës është vlerësuar si institucioni shtetëror më transparent në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, duke arritur një transparencë aktive të plotë, 100%.
Ky sukses nuk është thjesht një numër, por është fryti i punës sonë të përbashkët, përkushtimit dhe vizionit për një qeverisje të hapur, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
Të jesh në vend të parë për transparencë është një dëshmi për punën tonë dhe gjithashtu një nder i madh, njëkohësisht është një detyrim që ne ta ruajmë dhe forcojmë më tej këtë standard. Kjo arritje dëshmon se Kërçova është një model për të gjithë vendin, një komunë ku qytetarët janë gjithmonë në qendër të vendimmarrjes.
Me angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj, do të vazhdojmë ta bëjmë Kërçovën një vend më të mirë për të gjithë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!