Komuna e Kërçovës mban takimin e dytë me OJQ-të kulturore për përpilimin e buxhetit të vitit 2025
Sot u mbajt edhe takimi i dytë mes Komunës së Kërçovës dhe OJQ-ve për kulturë. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin dhe promovimin e kulturës në komunë.
Përfaqësuesit e organizatave kulturore paraqitën idetë dhe propozimet e tyre për buxhetin e vitit 2025, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe të projekteve kulturore dhe aktiviteteve artistike. Komuna vlerësoi kontributin e tyre dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë në hartimin e një buxheti që reflekton nevojat dhe prioritetet kulturore të komunitetit.