Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komuna e Kërçovës zhvillon takimin e parë me Odën Ekonomike për përpilimin e buxhetit të vitit 2025

Në kuadër të fillimit të aktiviteteve për përpilimin e buxhetit të Komunës së Kërçovës për vitin 2025 dhe sipas agjendës, ky ishte takimi i pare ku Komuna e Kërçovës e mbajti takimin me përfaqësuesit e Odës Ekonomike, me qëllim që të dëgjojë ide dhe propozime nga ana e sektorit të biznesit për buxhetin e vitit 2025.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme si zhvillimi ekonomik lokal, mbështetja e bizneseve dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Bashkëpunimi i ngushtë midis komunës dhe komunitetit të biznesit u vlerësua si thelbësor për hartimin e një buxheti që reflekton nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.

Back to top