Komuna e Kërçovës nis pilot projektin për selektimin e mbeturinave – një hap drejt një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm
Komuna e Kërçovës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjes së mjedisit. Ditën e djeshme, në njërën prej lagjeve të qytetit, nisi zbatimi i një projekti pilot për selektimin e mbeturinave. Komuna e Kërçovës është një ndër komunat e para në shtet që bën pjesë në këtë nismë që synon të krijojë një model të qëndrueshëm dhe efikas për trajtimin e mbeturinave urbane.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal”, i cili ka për qëllim përmirësimin e praktikave për menaxhimin e mbeturinave në komunat dhe ndërmarrjet komunale të rajonit të Pellaqonisë dhe Jugperëndimor, i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa i njëjti mbështetet nga Suedia, shënon një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për të reduktuar sasinë e mbeturinave që përfundojnë në deponi dhe për të nxitur riciklimin. Banorët e lagjes së përzgjedhur janë pajisur me kontejnerë të veçantë për mbeturinat plastike dhe kanaçe, duke iu mundësuar atyre një ndarje sa më të lehtë dhe të qartë. Ekipet komunale, në bashkëpunim me ekspertë suedezë, do të monitorojnë ecurinë e projektit, do të ofrojnë udhëzime dhe do të ndërmarrin nisma ndërgjegjësuese, në mënyrë që procesi të jetë sa më i suksesshëm.
Pranimi i këtij modeli pilot është një hap domethënës drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Kërçovës. Me shpresën se projekti do të zgjerohet në tërë teritorin e Komunes së Kërçovës.
Komuna e Kërçovës demonstron përkushtimin e saj për një mjedis më të pastër, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm për brezat e ardhshëm.