Shpallje për punë publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për periudhën 2024/2025
Në bazë të Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2024 me nr.03-1482/1 nga dt.04.06.2024, Komisioni i Komunës së Kërçovës për përzgjedhjen e gjithësej 60 kandidatëve të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës, në pajtim me Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës me nr.04-2094/2 nga dt.19.08.2024, e publikon këtë:
SHPALLJE
për punë publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për periudhën 2024/2025
- Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 60 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës në pajtim me Programin për punë publike.
- Për angazhim në punë publike, kandidatëve të përzgjedhur do tu takojë kompenzim në të holla i përcaktuar me Кontratë, me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese.
- Angazhimi në punë publike do të realizohet në periudhën nga dt.02.09.2024 e deri me dt.31.07.2025.
- Kandidatët që do të konkurojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte :
– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit)
– Të jenë të papunësuar (dëshmohet me Vërtetim nga Agjencioni për punësim). - Shpallja do të publikohet në Tabelën e publikimeve dhe faqen elektronike të Komunës së Kërçovës dhe e njejta do të zgjasi (5) pesë ditë pune, nga dita e publikimit.
- Kërkesat me dokumentacion të kompletuar të dorëzohen në arkivin e Komunën së Kërçovës me shenjë për Shpallje për punë publike 2024/2025.