Projekti i ri „Kërçovë-E PASTËR” – Për lumenj të pastër dhe të ardhme të qëndrueshme!
Komuna e Kërçovës me krenari e prezanton projektin „Kërçovë-E PASTËR” (Kichevo CLEAR) – i mbështetur nga programet evropiane DANUBE dhe DALIA. Ky është projekti i parë i tillë në Maqedoninë e Veriut që merr një grant të tillë!
Qëllimi është reduktimi i mbeturinave në lumenj, veçanërisht plastikës, përmes:
- Vendosjes së sistemeve inovative për mbledhjen e mbeturinave përgjatë lumit Treska
- Aksioneve për pastrimin dhe angazhimin e komunitetit
- Edukimit për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave
Shtesë, do të kryhet monitorimi i cilësisë së ujit dhe biodiversitetit, për mbrojtjen afatgjatë të lumenjve dhe mjedisit.
Sëbashku me komunitetin krijojmë lumenj më të shëndetshëm dhe më të pastër për brezat e ardhshëm!.
