Raporti mujor i vlerësimit të punës në Komunën e Kërçovës
Nëpërmjet këtij raporti do të ofrojmë analizë rreth punës dhe proceseve në institucionin tonë duke respektuar parimet e transparencës, aksesusshmërisë dhe efikasitetin e administratës komunale.
Përmbledhja e këtij raporti do t’ju mundësojë qasje rreth punës sonë të përditshme, projektet që janë në realizim të sipër dhe sfidat tona për të ardhmen!
Qëllimi ynë është që nëpërmjet parimit të aksesusshmërisë ju si qytetarë të keni mundësi të realizoni të drejtën e qasjes në informacione dhe njëkohësisht të informoheni mbi proceset që ndodhin në institucionin e komunës.
Transparenca jonë u garanton të shikoni dhe mësoni të gjitha informacionet mbi mënyrën e organizimit dhe zhvillimet që janë në dispozicion të qytetarëve.
Efikasiteti si parim është bazë e angazhimit tonë profesional si institucion relevant për të pasur një qeverisje sa më të mirë.
Në kontekst të kësaj vetëm brenda kësaj periudhe njëmujore, ne si komunë kemi kryer shumë punë dhe projekte që do t’i shpalosim në vijim:
Përfunduam me sukses ndërtimin e dy terreneve sportive për futboll dhe rekreacion me kënde lojërash për fëmijë, në dy lagje atraktive të qytetit (lagjja “ 22 Dhjetori “ dhe parku afër SHF “Sande Shterjoski“)
Realizuam Ndarjen e 20 granteve për fillimin e bizneseve të vogla me vlerë 60000 euro, mjete të parapara me buxhet në kuadër të programit për zhvillim Ekonomik Lokal.
Kjo njëkohësisht nënkupton edhe 20 punësime të reja për këtë vit që tashmë kanë filluar me punë
Bursa studentore
Gjithsej 50 bursa për studentë, edhe atë të ndara në dy kategori:
-25 bursa për studentë ekselent dhe -25 bursa për studentët me gjendje të rënduar ekonomike) që do t’u paguhen në periudhë tetë mujore
Vizita e Ambasadorit të BE-së shkëlqësia e tij z. David Geer, për projektet tashmë të realizuara të financuara nga BE, në bashkëpunim me komunën tonë (Kalanë e qytetit dhe Stacionin filtrues të ujërave të zeza)
Fillimi i punimeve për banesat sociale, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës me vlerë 800000 euro
U realizua me sukses projekti në kuadër të programit i destinuar për rastet sociale në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane, ku Komuna e Kercovës u doli në ndihmë 30 familjeve, duke ju shlyer të gjitha faturat e pa paguara të mbetura nga muajt e kaluar EVN-së dhe ndërmarrjes Komunalec
Edhe këtë vit vazhdon me sukses realizimi i programit për rastet e rënda sociale, duke u siguruar mjete të njëanshme dy herë në muaj, varësisht prej nevojës
Filloi me sukses realizimi i sistemit për ndriçim “Smart Light” (ndërrimi i të gjitha dritave të vjetra në tërë territorin e komunës). Deri më tani 3 segmentet kryesore të qytetit janë pajisur me drita të reja afatgjate “SMART LIGHT” .
Konkretisht janë riparuar:
Segmenti në rrugën magjistrale Kërçovë-Shkup,
Kërçovë-Ohër dhe
segmenti kryesorë i qytetit “Bulevardi i Çlirimit” !
Gjithashtu edhe rr, “Rexhë Rushit Zajazi” në lagjen Pashinë e Poshtme!
Shkolla fillore “Milto Gurra” në fsh, Cervicë, tashmë drejt përfundimit!
U realizua takimi me përfaqësuesit e kompanisë “GURIS” nga Republika e Turqisë, për fillimin e Projektit gjigand Energjetik me erë “KËRÇOVA 35 Mw.
Nënshkruajtëm Memorandum bashkëpunimi me Organizatën jo qeveritare” Qendra për Komunikim me Qytetarët-Shkup ” për fillimin e projektit për” Zhvillim dhe Parandalim të Korrupcionit”, i financuar nga Ambasada e Holandës që do të fillojë të zbatohet brenda këtij viti deri në vitin 2025
Sektori I urbanizimit vetëm brenda këtij muaji ka realizuar:
-30 Aktvendime për Legalizim
-30 Lëndë të proceduar për Legalizim dhe ka arritur t’i përfundoj poashtu të 30 lëndët
Komisioni komunal në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit, përfundoi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore-(Vërshimet) dhe solli raportin në bazë të së cilit komisioni shtetërorë në Qeverinë e RMV, do të realizojë kompenzimin e dëmit shkaktuar familjeve në bazë të vlerësime të bëra nga Komuna e Kërçovës
Vazhdojmë me po të njëjtin intezitet dhe përkushtim profesional në realizimin e planeve tjera të parapara në muajt në vijim