Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Тakimi Konsultativ për Strategjinë e së Ardhmes për të rinjtë e Komunës së Kërçovës

Në një atmosferë bashkëpunimi dhe synimesh të përbashkëta, dje u mbajt një takim konsultativ midis përfaqësuesve të Komunës së Kërçovës, të rinjve lokalë dhe ekspertëve të fushës të angazhuar nga Këshili Rinor Nacional, me qëllim diskutimin dhe përmirësimin e draft-strategjisë për të rinjtë e komunës për 5 vitet e ardhshme. Takimi, i organizuar në hapsirat e komunës, solli në një tryezë të vetme vullnetin e të gjithë palëve për të formuluar një rrugë të qartë për zhvillimin e potencialit të të rinjëve.

Ekspertët vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe të rinjëve si “shembull pozitiv i demokracisë pjesëmarrëse”.Ky takim konsultativ nuk është thjesht një hap formal, por një angazhim i thellë i Komunës së Kërçovës për të ndërtuar një bazë solide për brezat e ardhshëm. 

Back to top