Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për Diskutim publik

Komuna e Kërçovës njofton të gjithë qytetarët e interesuar se do të mbahet një diskutim publik për prezantimin e Llogarisë përfundimtare të Komunës së Kërçovës për vitin 2024.

Data: 08.03.2025 (e shtunë)
Ora: 12:00
Vendi: Salla e Këshillit Komunal, Komuna e Kërçovës

Në këtë diskutim publik do të prezantohen:

  • Të ardhurat dhe shpenzimet e Komunës për vitin 2024
  • Realizimi i projekteve kryesore
  • Sfidat financiare dhe zgjidhjet e propozuara

Ftojmë të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, mediat dhe palët e interesuara të marrin pjesë në këtë diskutim publik për të kontribuar me pyetje, sugjerime dhe komente lidhur me Llogarinë Përfundimtare të vitit 2024.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për transparencën dhe llogaridhënien e Komunës së Kërçovës.

Ju mirëpresim!

Back to top