Takim i frytshëm me përfaqësuesen e OSBE-së në vendin tonë, zonjën Cheryl Lioness, dhe asistentin për monitorim, z. Shkëlqim Zilbeari
Në takim u diskutuan për një sërë çështjesh me rëndësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe OSBE-së, me fokus të veçantë në mbështetjen e të rinjve, organizatave rinore, shoqatave joqeveritare dhe grupeve që ofrojnë ndihmë për qytetarët në nevojë.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e përkrahjes së grupeve më të vogla etnike dhe organizatave të grave, të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe përfshirjen sociale.
Përmes këtyre nismave, synohet fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të tjera vulnerabël, duke i dhënë mundësi për një pjesëmarrje më aktive në shoqëri dhe në zhvillimin e komunitetit.
Ky bashkëpunim me OSBE-në shpresojmë të sjellë projekte konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin e komuniteteve tona, duke krijuar një të ardhme më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë.