Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kemi filluar një aksion të madh për një mjedis më të pastër dhe më të bukur!

Komuna e Kërçovës përmes NPK “Komunalec” – Kërçovë me gjithë forcën e saj ka filluar aksionin për largimin e mbeturinave nga deponia ilegale pranë rrugës magjistrale – deponi që për vite të tëra ishte plagë dhe turp për të gjithë ne, kërçovarët. Sot kjo histori po ndryshon!

Mbeturinat më në fund po transportohen në deponinë rajonale -,,Rusino”, ndërkohë që paralelisht punohet në projektimin dhe përgatitjen për ndërtimin e një stacioni të ri transferimi – një zgjidhje moderne që do të sjellë pastërti dhe rregull të qëndrueshëm në qytetin tonë. Ky nuk është vetëm pastrim – ky është simbol i një fillimi të ri, i kujdesit dhe dashurisë së përbashkët për mjedisin tonë.

Së bashku tregojmë se Kërçova meriton të thithë ajër të pastër dhe të shkëlqejë me bukurinë e saj natyrore!

Back to top