Kapja dhe trajtimi profesional i qenve të rrugës
Sot në orët e hershme të mëngjesit, në territorin e Komunës së Kërçovës, u realizua me sukses një aksion për kapjen dhe trajtimin profesional të qenve endacakë në lokacione të ndryshme të qytetit.
Aksioni u krye nga një ekip profesional i veterinerëve, ndërsa pjesëmarrje aktive dhanë edhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve nga qyteti ynë.
Këto aksione do të vazhdojnë të realizohen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim trajtimin human dhe përmirësimin e kushteve në komunitet.