Në orët e para të vitit të ri 2026 u realizua një vizitë te shërbimet në detyrë në qytet, të cilat edhe gjatë natës së Vitit të Ri janë kujdesur pa ndërprerje për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e qytetarëve e pritën Vitin e Ri në një atmosferë festive, pjesëtarët e shërbimeve në detyrë e kryen punën e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke siguruar zhvillimin e qetë dhe të sigurt të aktiviteteve festive.
Sipas informatave të marra nga shërbimet kompetente, gjendja në qytet ka përfunduar në kuadër stabile dhe nën kontroll të plotë. Nuk janë evidentuar incidente apo ngjarje të padëshiruara, ndërsa nata e Vitit të Ri ka kaluar në një atmosferë të qetë dhe pozitive, në përputhje me standardet e një shoqërie urbane dhe bashkëkohore.
Komuna e Kërçovës shpreh mirënjohje për të gjithë të punësuarit në shërbimet në detyrë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, sakrificën, profesionalizmin dhe përkushtimin.
Me urime për një vit 2026 të qetë, të suksesshëm, të begatë dhe me shumë shëndet për të gjithë qytetarët.