Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Në interes të informimit objektiv të qytetarëve

Përmbytjet që ndodhën në këtë segment janë pasojë e drejtpërdrejtë e hedhjes së papërgjegjshme të inerteve dhe materialeve ndërtimore në dhe në afërsi të menjëhershme të shtratit të lumit, duke penguar rrjedhën normale të ujit.

U kërkojmë qytetarëve mirëkuptim dhe solidaritet. Derisa ky segment të pastrohet plotësisht, ekziston rrezik real për përmbytje të përsëritura gjatë reshjeve të reja.

Njëkohësisht, apelojmë për arsye dhe përsërisim se në gropën e minierës “Oslomej” nuk depozitohet asnjë material i rrezikshëm, as mbetje komunale. Hiqet dhe transportohet vetëm materiali që nxirret pranë vetë shtratit të lumit (depozitime, inerte dhe materiale ndërtimore), me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen e popullatës.

Me respekt,
Komuna e Kërçovës

Back to top