Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim i rëndësishëm – uji për pije

NPK “Komunalec” – Kërçovë i njofton qytetarët se, për shkak të përmbytjeve dhe mundësisë për ndryshime të përkohshme në cilësinë e ujit në rrjetin e ujësjellësit, si masë parandaluese gjatë kësaj periudhe rekomandohet të shmanget konsumimi i drejtpërdrejtë i ujit të ujësjellësit për pije.

Theksojmë se kjo rekomandim është parandaluese dhe nuk nënkupton se ka të dhëna të konfirmuara që uji është i pasigurt, por është një masë kujdesi me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Uji të përdoret vetëm:

  • për pije dhe përgatitje ushqimi – vetëm pas zierjes paraprake
  • si ujë teknik (higjienë personale, larje, pastrim etj.)

Ekipet e NPK “Komunalec” janë në terren dhe po ndërmerren aktivitete për monitorimin, kontrollin dhe stabilizimin e gjendjes. Publiku do të informohet me kohë sapo uji të jetë i sigurt për përdorim të drejtpërdrejtë pa zierje.

Back to top