Dita Botërore e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta
Kam nderin të uroj ditën e kushtuar fëmijëve me nevoja të veçanta!
Me kënaqësi të veçantë, dua të njoftoj për një program të mrekullueshëm që do ta zbatojë Komuna e Kërçovës, me vendimin tim, në përputhje me premtimet dhe angazhimet e mia për fëmijët me nevoja të veçanta.
Shumë shpejt do të shpallet një thirrje publike drejtuar të gjitha familjeve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, të paraqiten, dhe Komuna e Kërçovës do të sigurojë ndihmë financiare mujore prej 4.000 denarësh për çdo fëmijë nga mosha 0 deri në 26 vjeç.
Me rastin e kësaj dite, vizitova SHF “Sande Shterjoski”, ku funksionon një qendër ditore për kujdes dhe edukim të fëmijëve me nevoja të veçanta. Gjithashtu e vizitova edhe qendrën ditore për persona me nevoja të veçanta, që funksionon në kuadër të Qendrës për Punë Sociale – Kërçovë, e cila në bashkëpunim me Kryqin e Kuq realizon projekt për kujdesin dhe përkujdesjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Me respekt,
Dr. Aleksandar Jovanovski
Kryetar i Komunës së Kërçovës