Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ceremoni solemne me rastin e “Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke” dhe ngritja zyrtare e flamurit të Republikës së Turqisë në shtizë, në shenjë respekti të ndërsjellë, simbol miqësie dhe bashkëpunimi shumëvjeçar

Të shtunën, më 20.12.2025, në Komuna e Kërçovës, një ditë para datës që tradicionalisht shënohet, u mbajt manifestim solemn me rastin e “Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke”, me ç’rast u realizua ngritja zyrtare e flamurit të Republikës së Turqisë, si simbol i respektit, miqësisë dhe bashkëpunimit shumëvjeçar.

Në këtë manifestim të veçantë, me kënaqësi morën pjesë Fatih Ulusoy, Ambasador i Republikës së Turqisë, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, kryetari i TDP, Zulfikar Zejnula, përfaqësues të institucioneve lokale dhe administrative, si dhe mysafirë të shumtë.

Në një atmosferë dinjitoze, para të pranishmëve u paraqitën fëmijë me recitime poetike në gjuhën turke, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajtën Kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, të cilët së bashku uruan “Ditën e Mësimit së Gjuhës Turke”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Komuna e Kërçovës do të vazhdojë edhe më tej të kultivojë vlerat e respektit të ndërsjellë, multikulturalizmit dhe bashkëpunimit, me qëllim zhvillimin e përbashkët dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Gëzuar “Ditën e Mësimit së Gjuhës Turke”!

Back to top