Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me përfaqësuesit e “Salar”, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe NPK “Komunalec” Kërçovë

Komuna e Kërçovës vazhdon me aktivitetet për vendosjen e sistemit për menaxhim të integruar të mbeturinave në nivel lokal. Koordinatori i projektit, Darko Belevski, në bashkëpunim me Per-Olof Halberg, përfaqësues nga “Salar” nga Suedia, përfaqësues të ekipit të projektit të angazhuar me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe drejtorin e NP “Komunalec” – Bojan Stojkoski, të premten mbajtën një takim aktiv pune dhe morën pjesë në një debat të përbashkët.

Në takim u shqyrtuan aktivitetet e deritanishme të realizuara dhe u përcaktuan hapat vijues me rëndësi, e ato janë:Zgjerimi i projektit pilot për selektimin e plastikës, përgatitja e dokumentacionit teknik për ndërtimin e Qendrës Grumbulluese për mbeturina të mëdha me mbështetje nga UNDP, si dhe precizimi i zgjidhjes për lokacionin e stacionit të pretovarit në territorin e Komunës së Kërçovës. Këto aktivitete janë në drejtim të bashkëngjitjes së komunës me ndërmarrjen rajonale për menaxhimin e mbeturinave komunale, e cila do të funksionojë në nivel rajonal.

Komuna e Kërçovës, e udhëhequr nga kryetari Dr. Aleksandar Jovanovski, vazhdon me intensitet të shtuar të punojë në projekte që kontribuojnë për një mjedis më të pastër, më të rregulluar dhe më të mirë për të gjithë banorët. Është koha për zgjidhje moderne dhe të qëndrueshme.

Back to top