Njoftim për publikun – përmbytje në rr. “Prilepska”
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të dendura, sërish kanë ndodhur përmbytje në vendbanimin e paurbanizuar pranë rr. “Prilepska”. Sipas informacioneve paraprake, janë prekur rreth 200 banorë/persona.
Personat që kanë nevojë për strehim të përkohshëm janë akomoduar në sallën sportive në Ivanidol.
Në terren janë ekipet e JPK “Komunalec” – Kërçovë dhe të Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Kërçovë, të cilat po ndërhyjnë në përputhje me prioritetet dhe nevojat e qytetarëve.
Është thirrur Shtabi i Krizës, i cili po e ndjek gjendjen në mënyrë të vazhdueshme dhe po i koordinon të gjitha aktivitetet për ndihmë dhe mbrojtje.
U bëjmë thirrje qytetarëve për qetësi, durim dhe kujdes. Komuna e Kërçovës do të angazhojë maksimalisht të gjitha resurset në dispozicion për reagim të shpejtë dhe mbështetje të qytetarëve të prekur.
Rekomandime për siguri:
Shmangni lëvizjen nëpër rrugë të përmbytura dhe hapësira bodrumesh.
Nëse ekziston rrezik, ndërpriteni energjinë elektrike në banesat/objektet tuaja.