Njoftim për publikun (përmbytjet)
Për shkak të gjendjes së krijuar të krizës së shkaktuar nga përmbytjet, Komuna e Kërçovës ka ndërmarrë të gjitha masat maksimale dhe të gjitha kapacitetet e disponueshme janë vënë plotësisht në funksion në terren.
Me qëllim të përballimit sa më të shpejtë dhe më efikas të situatës, është kërkuar ndihmë shtesë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit Jetësor.
Gjithashtu, janë angazhuar të gjitha kompanitë private që disponojnë mekanizim të rëndë, për t’u përfshirë në ndërhyrje dhe në pastrimin e pikave kritike.
U bëjmë thirrje qytetarëve për qetësi, durim dhe bashkëpunim. Po bëhen përpjekje maksimale për ta tejkaluar këtë situatë të krizës dhe për të siguruar ndihmë në kohë dhe siguri për të gjithë të prekurit.
Komuna e Kërçovës do të vazhdojë ta informojë rregullisht opinionin publik për zhvillimet e situatës.